Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Koreshi nuk e ka kursyer ironinë në drejtim të qeverisë sa i takon inceneratorit të Fierit por dhe për reformën territoriale.
Koreshi pohoi se plehrat janë bërë mullar dhe se inceneratori nuk punon.
“Janë trashur se nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Njësitë administrative janë ca qoftexhinj që aktivizohen në 40 ditët e fundit para zgjedhjeve. Janë dyfishuar punonjësin në Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë.
Çfarë shërbimi i ofroni fshatit se pas orës 17 të kalon njëri afër e të fut gishtat në sy e të qërron. Marrin bashkinë e Lushnjës qa transporti i ofron. Transport jo shkolla jo, se nuk ju vjen më radha se fshatrat më të largëta të Lushnjës të kenë shërbim.
Pjesa dërrmuese e Lushnjës është pa kanale vaditës. Duhet të shkosh në fshat me traktor, kjo është reforma territoriale këto janë shërbimet. Shtuan radhët e SH-ve që ka bashkia. Ujësjellësi, në sport në të gjitha vrull me patronazhistë. Asnjë lloj shërbimi, vërtetimet e Njësive i njeh njeri, opingat njeh. Nga reformë territoriale po e çoni në reforme territorhale.
Plehrat gjoja të inceneratorit atje në Fier janë grumbull, inshalla nuk vjen vera shpejt. Atje është bërë mos o Zot, Lushnja ndizet nga një sërë aromash, dihet të jemi bashkë të dëgjojmë atë erën e peletave. I djegim plehrat nëpër kazanë.
Shyqyr që vjen ndonjë pari në Lushnjë. ne aq detyrim kemi me plehrat, por i djegim i biem shkurt. Një që të vijë nga Kolonja duhet të harxhojë 3 mijë lekë, se nuk ka urban. Të vijë të marrë atë recetën, dhe ne themi; kemi reformë. A pika, mirupafshim.”, tha Koreshi.