Tre persona me origjinë shqiptare janë arrestuar pas një operacioni të përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Federale Belge.
NCA beson se personat e arrestuar ishin pjesë e një grupi që drejtonte një rrjetë të paligjshëm të kontabandimit të njerëzve.
Oficerët belgë arrestuan dy burra, të moshës 34 dhe 44 vjeç nga Basingstoke, me dyshimin e kontrabandimit ndërsa mbërritën në bregdetin pranë Nieuëpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës (30 tetor). Gjithashtu u ndaluan 12 emigrantë, që besohet se ishin shtetas shqiptarë.
Një burrë i tretë, 46 vjeç, u arrestua nga NCA në Aylesbury, Buckinghamshire, më vonë të njëjtën ditë me dyshimin se kishte ndihmuar imigracionin e paligjshëm. Ai mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje.
Grupi dyshohet se është pjesë e një bande që kontrabandën njerëz nga Evropa drejt Britanisë së Madhe.





