Kreu demokrat Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas njoftimit të Enkelejd Alibeajt se do të dalë me kandidatët e tij në zgjedhjet lokale.

Berisha do të zhvillojë mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës.

“Në orën 19.00 Kryetari i PD Sali Berisha do të zhvillojë mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës”, njofton zyra e komunikimit për media e PD.