Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë në lagjen ‘1 maj” në Fier dhe për pasojë flakët kanë shkrumbuar orenditë shtëpiake.

Sipas policisë, zjarri nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 13:50, lagjen “1 Maj”, Fier, në banesën e shtetasit V. N., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit’,  njofton policia.