Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge. Më ndihmën e një qeni antidrogë, u bë e mundur ndalimi i shqiptarit në zonën e “Piave” që ndodhet pranë stacionit hekurudhor të Mestres.
Pas kontrollit atij iu gjetën të fshehura 2 gramë kokainë, ndërkohë në banesë e tij u zbuluan 15 gramë të tjera, të ndara në doza që ishin bërë gati për shitje.
Të njëjtin fat kishte dhe një furnizues droge nga Tunizia, të cilit iu sekuestrua 45 gramë hashash.





