Orjol Lame, shoferi 32-vjeçar i makinës që u përplas në një shtëpi të pabanuar në fshatin Via Emilia, midis Villa Gaida dhe Cadè, në Reggiano mbrëmjen e së dielës, rezultoi pozitiv në testet toksikologjike.

Në aksidentin e kosh humbën jetën katër persona: 22-vjeçarja Shane Hyseni, djali i saj një vjeç e gjysmë Mattias, dhe vëllai dhe motra e saj, Resat dhe Rejana 9 dhe 11 vjeçe, banuese në Parma.

Nga analizat e kryera në spitalin Reggio Emilia ku ndodhet i riu në gjendje kritike, u konstatuan droga të ndryshme dhe alkool në gjak.

Trupat e viktimave do të qëndrojnë në Coviolo (Parma) deri në nisjen e tyre për në Shqipëri, ku do të zhvillohet edhe varrimi, shkruan media italiane.