Prokuroria e Elbasanit rihap hetimet për zhdukjen e Renato Hamza këngëtarit të zhdukur në vitin 2014.
Këngëtari njihet ndryshe edhe si “Reni i Elbasanit”, dhe dyshohet se kufoma e zhvarrosur në një fshat të Librazhdit i përket atij.
Me zhvarrosjen, tashmë zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut edhe pse dyshimet janë se ai mund të jetë eliminuar nga eksponentë të grupeve kriminale.





