Në një kohë që nëpër spitale dhe ambulanca po dergjen gjithnjë e më shumë të sëmurë nga COVID, ndërsa numri i viktimave rritet përditë, deputeti i PS, ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, jep shfaqje luksi në rrjetet sociale.  Beqaj në profilin e tij tregon se si po shijon karkalecat e detit zhytur në havjar.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook e quan këtë një mburrje luksi me paratë e tenderave dhe të check-up në shëndetësi.

Postimi i plotë i Palokës:

Nuk ndalet Ilir Beqaj , godet perseri…!

Shikoni sesi mburret hajduti se e ka shtruar me haviar sot. Sot, kur të sëmurët dergjen rrugëve! Luks per Ramen dhe miqte e tij, me paratë e vjedhura nga tenderat dhe check-up në shëndetësi…Varferi, mjerim dhe lotë për njerëzit!

Nuk ndalet Ilir Beqaj , godet perseri…! Shikoni sesi mburret hajduti se e ka shtruar me haviar sot. Sot, kur të…

Posted by Edi Paloka on Sunday, December 6, 2020