Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar, 42 vjeç, ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia. Mësohet se ai ishte duke punuar në San Giorgio Monferrato.

42-vjeçari shqiptar ishte murator dhe po punonte në tarracën e një ndërtese. Sipas medieve italiane, ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash dhe ka përplasur keq kokën në tokë.

Plagët ishin të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të urgjencës, ai ka ndërruar jetë përpara se të shkonte në spital. 42-vjeçari la pas bashkëshorten dhe një vajzë 15-vjeçare.