Mbrëmjen e datës 5 dhjetor, në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit u ndezën dritat e festave të fundvitit. Por për kryetaren e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, shpenzimi i 800 milionë lekëve për dekorin e qytetit, bie në kontrast me mijëra banorë që kalojnë dimrin e dytë në çadra e kontejnerë.
“Ne nuk jemi aspak kundër festave, por kjo qeveri e bashki duhet të kuptojnë që Durrësi nuk ka prioritet zbukurimin por rindërtimin.
Aq më tepër me kosto afro 1 milion eurosh, me të cilën do ishin strehuar shumë e shumë familje të pastreha.
Për mijëra familje të Durrësit këto festa do jenë të dytat që do kalohen jashtë e larg shtëpive të tyre”,– shkruan Kuçi në rrjete sociale.
Ndërsa thekson se qeveria dhe bashkia tallen me familjet e dëmtuara nga tërmeti duke shpenzuar miliona lekë për zbukurime, Kuçi shkruan se “Më 25prill, të gjithë së bashku ta largojmë këtë sekt abuziv, arrogant dhe të papërgjegjshëm”.
Postimi i plotë:
Qytetarët në çadra, Bashkia e Durrësit shpenzon milionë lekë për zbukurime dhe lule dekorative. Bashkia…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Sunday, December 6, 2020





