Të shtunën dhe të dielën, serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës.
Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijuar e Asociacionit të Komunave Serbe.
Jo vetëm kaq, serbët në veri të vendit u mblodhën në një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Situata aktuale në Kosovë po raportohet dukshëm edhe nga mediet e huaja prestigjioze, madje La Repubblica raportoi se ky konflikt po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.
Duke përmendur një sërë faktorësh, La Repubblica shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.
Një media tjetër që raportoi për situatën është edhe Politico, i cili shkroi në titull se “tensionet etnike u ndezën sërish në veri të Kosovës”. Krahas kësaj, mediumi raportoi gjithashtu edhe për protestën e djeshme, ku sipas tyre morën pjesë qindra protestues.
Ndërkaq Blick shkroi se u përshkallëzua sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave. Blick shkoi se janë shtuar tensionet mes përfaqësuesve të minoritetit serb dhe qeverisë në Prishtinë.
Një artikull nga The Guardian raportoi se pikëpamja antiperëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin. Sipas këtij artikulli, ekziston një numër i konsiderueshëm i rusofilëve në shoqërinë serbe, ndonëse janë një pakicë e zhurmshme prej rreth 21 për qind.
50 për qind e serbëve, thuhet sipas këtij artikulli se nuk janë të përkushtuar ndaj interesave ruse, por nuk janë as pro-perëndimorë.





