Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Iturup, një ishull të pretenduar nga Japonia në fund të arkipelag Kuril, tha media ruse të enjten, një ditë pas stërvitjeve të mëdha detare dhe një lëshimi rakete nga aleati Koreja e Veriut.

Moska dhe Tokio nuk nënshkruan kurrë një traktat formal paqeje të Luftës së Dytë Botërore, pasi pengesa kryesore ishte mosmarrëveshja e pazgjidhur territoriale mbi ishujt, të cilët Japonia i quan Territoret Veriore.

Gjatë udhëtimit, të cilin agjencia shtetërore e lajmeve TASS e përshkroi si të parin personalisht të Putinit, ai vizitoi uzinën e përpunimit të peshkut Yasny në Iturup, pasi mbikëqyri stërvitjet e marinës në lindjen e largët të Rusisë.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi protestoi kundër vizitës së Putinit përmes një postimi në X.

“Territoret veriore, përfshirë Etorofun, janë territor i pandarë i Japonisë si historikisht ashtu edhe në bazë të ligjit ndërkombëtar. Japonia proteston fuqimisht kundër kësaj vizite.”, tha ai.

Vizita vjen pas lëshimit të një rakete balistike të mërkurën nga aleati Koreja e Veriut, drejt ujërave në lindje të gadishullit Korean, disa ditë përpara ushtrimeve të mëdha ushtarake të përbashkëta nga Seuli dhe Uashingtoni, të denoncuara prej kohësh nga Pheniani.