Reperi 27-vjeçar nga Irani, Saman Yasin, është dënuar me vdekje nga Gjykata, pasi u arrestua për mbështetjen që i dha protestave të zhvilluara në vendin e Lindjes së Mesme, që u zhvilluan pas dhunës barbare që policia ushtroi kundrejt Mahsa Amini dhe që shkaktoi vdekjen e saj.

Kur në seancën gjyqësore artisti mësoi dënimin shpërtheu në lot, ndërkohë edhe pse lajmi është bërë publik sot, në fakt ai e ka marrë gjykimin më 29 tetor. 

Yasin jo vetëm mbështeti protestat, por edhe bëri një këngë kundër regjimit dhe dhunës që po ushtron, ndërsa u arrestua në 2 tetor, për të marrë dënimin me vdekje në fund të muajit që lamë pas.

Mësohet se familja dhe avokati i të riun nuk ishin të pranishëm në seancë dhe nuk dihet asgjë zyrtare për ekzekutimin e dënimit të tij.