Për familjen e Kristiano Ronaldos kanë filluar telashe të reja. Vëllai i yllit portugez të Juventusit, Hugo Dinarte Aveiro akuzohet për mashtrim nga autoritetet italiane për sa i përket shitjes së fanelave.
“La Stampa” dhe “La Repubblica” shkruajnë se kompania “Musara” e cila është në pronësi të vëllait të superyllit të futbollit i ka kërkuar kompanisë torineze të prodhimit të veshjeve “Pegaso”, që të prodhojnë një seri të fanelave me logon e muzeut të CR7-ës.
Pjesa e mashtrimit fillon në momentin kur këto fanela me vlerë 4 euro, do të shkatërroheshin më pas, por në muzeun e Ronaldos u konstatua se këto fanela të prodhuara shiteshin me çmimin 40 euro.
Tashmë, kompania italiane Pegaso ka paditur kompaninë “Musara” dhe vëllain e CR7-ës, Hugon.





