Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se po shkon atje për të siguruar vaksinën, e cila është prioritet për luftën kundër COVID-19.

Më tej ai njofton se do të ketë takim me prodhuesit e vaksinës dhe shton se nuk do lërë gur pa lëvizur për ta siguruar atë.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.