Koronavirusi ka shuar një familje në Selanik. Një 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve humbi jetën një ditë më parë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga Covid-19, ndërsa në të njëjtën kohë vdiq dhe nëna e tij, me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi.

Një ditë më parë, u nda nga jeta dhe gjyshja e tij, që ishte prekur gjithashtu nga koronavirusi. Lajmin e bëri me dije në rrjete sociale At At Georgios Antoniou, një gazetar dhe pastor i Agios Georgios Probonas.

“Pak para orës 11 të së premtes, mora një lajm të trishtë, vetëm 50 vjeç, një mësues me dy fëmijë të mitur. Quhej George dhe nuk kishte asnjë sëmundje themelore. Dje, në të njëjtën kohë – në orën 11 pasdite – nëna e tij Anna u nda nga jeta. Pardje, gjyshja Sevasti. Ngushëllimet e mia të përzemërta vëllait tim Jordan për tragjedinë që u ndodhi të afërmve të tij”, shkroi ai.