Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Salerno, Itali.

Një 56-vjeçar ka vrarë gruan e tij me thikën e kuzhinës.

Siç njoftohet, më pas ai u largua nga shtëpia dhe kreu vetëvrasje duke u vetëvarur në një mbikalim të autostradës.

Në tentativë për të ndaluar të atin, njëri nga dy djemtë u dëmtua në dorë, ndërsa tjetri tentoi të shpëtojë gruan, duke e transportuar në spital ku mbërriti tashmë pa ndjenja.

Menjëherë pas kësaj, zemra e saj pushoi së rrahuri. Karabinierët e Salernos po hetojnë rastin.

Burri e goditi gruan e tij disa herë, pavarësisht se njëri prej fëmijëve u përpoq ta ndalonte.

Më pas ai u largua me makinë dhe u drejtua në mbikalimin A2, midis kryqëzimeve të San Mango Piemonte dhe Pontecagnano Faiano, ku u gjet i varur.