Një valixhe me një trup të dekompozuar është gjetur këtë të shtunë, 18 korrik, në një ndërtesë të braktisur në Kypseli, Greqi.

Kjo valixhe u gjet nga një burrë i pastrehë, i cili njoftoi autoritetet.

Zona u rrethua menjëherë me kordon për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të mbledhur prova, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të japë përgjigje rreth identitetit të gruas, kohës së vdekjes dhe shkaqeve të sakta. Sipas mediave greke, e vetmja gjë që dihet deri më tani është se gruaja kishte veshur pantallona të shkurtra.

Një banor u shpreh për mediat greke se ndërtesa e braktisur ishte hapur deri në dy vite më parë dhe shërbente si strehë për të pastrehët. Megjithatë, ajo u mbyll pas një zjarri. Burri shtoi se ka parë një person të pastrehë që jetonte në atë zonë këto javë, por nuk e kishte parë ditët e fundit.