Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.
Automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një parcelë.
Për pasojë, ka mbetur e plagosur pasagjerja Pashkë Frroku.
Gruaja e plagosur është dërguar në spital dhe po merr mjekimin e duhur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.