Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, afër kthesës së “Çifligut”.
Nga informacionet paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor.
Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar apo vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sakaq, lëvizja e automjeteve bëhet vetëm në njërën korsi të sensit të lëvizjes, duke krijuar edhe një trafik të lehtë.





