Është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit shtetasi E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili natën e së premtes u përfshi në një aksident rrugor.

“DurrësLajm” solli pamje filmike nga vendngjarja e aksidentit, në autostradën Tiranë – Durrës, ku për shkak të përplasjes me automjetin, një motor ishte përmbysur në asfalt.

Sipas policisë, 39-vjeçari nga Tirana duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.