Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është dëmtuar me një mjet tip “Pirun” në ambientet e punës.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa viktima është shtetasi me inicialet F. H.

Njoftimi i policisë

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, shtetasi F. H., 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.