Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranuar kërkesën e SHBA-së, duke u dhënë 48 orë kohë para aplikimit të fazës së dytë me 150 euro gjobë për targat në veri.

Përmes një statusi në Twitter, Kurti aprovoi propozimin e SHBA-ve duke theksuar se është kënaqësi të bashkëpunosh me Uashingtonin.

“E falënderoj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin. E pranoj kërkesën e tij që vendimi të shtyhet për 48 orë të tjera për fazën e gjobitjes së targave ilegale. I lumtur të punoj me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dy ditëve të ardhshme”, shkroi Albin Kurti.