Një 47-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës, ndërsa ishte në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Greqi në Ampelophytos, komuna Pylos-Nestoros.

Viktima jetonte prej vitesh në Greqi dhe punonte në bujqësi. Po ashtu kishte edhe një market.

Mediet greke shkruajnë se 47-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve.