Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë.
Një 38-vjeçar me iniciale E.B. ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, 68-vjeçarja me iniciale U. B., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





