Kur na ndajnë pak ditë nga protesta e opozitës që do zhvillohet në datën 6 dhjetor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me kreun e kësaj force politike, Sali Berisha.
Në përfundim, i pyetur nga gazetarët nëse Partia e Lirisë do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit, Meta u përgjigj: “Gjithmonë në proteste kemi qenë”.
Takimi ka zgjatur rreth nje ore, ndërsa në fokus përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet per kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.
Kujtojmë që në datën 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të vijnë liderët evropiane për të mbajtur samitin BE-Ballkani Perëndimor, opozita ka njoftuar një protestë.
Sipas Berishes, protesta nuk zhvillohet kundër BE, por kundër qeverisjes së Edi Ramës. Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë për ti treguar Evropës se kjo qeveri është e korruptuar.