Një grua është kafshuar nga një qen rrugësh në lagjen Palorto në Gjirokastër.

E dëmtuara është 47-vjeçarja me iniciale V.D, e cila ka marrë plagë serioze në të dy duart e saj dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Agresiviteti i qenit ka bërë që gruaja të dëmtohet në kapilarët e venave të gjakut në të dy gjymtyrët. Gjendja shëndetësore e gruas vlerësohet si kritike ndaj dhe është nisur me urgjencë me autoambulancë drejt Tiranës.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.