Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja mes tyre ka agravuar, duke çuar në përdorimin e mjetit prerës dhe lëndimin e një prej të përfshirëve.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, si dhe identifikimin e personave të përfshirë.