Një automjet gaz-benzinë në rrugën “Donald Trump” në Kamëz ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, ku dyshohet të ketë ndodhur si si pasojë e një një defekti në pjesën e motorit. Automjeti është në pronësi të shtetasit D.M.

Si pasojë janë dëmtuar dhe dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti.

Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.