Dy të ashtuquajturit mbretërit e trafikut të drogës në Romë, shqiptarët e njohur prej vitesh si “kapo”, i kanë lënë tregun një tjetër shqiptari.
Emri i tij shpejt ka hyrë në regjistrat e prokurorëve të antimafies për shkak të pozicionit të tij dhe rritjes së menjëhershme.
Bëhet fjalë për shtetasin Artur Ndreka, një person që në momentin e prangosjes, një javë më parë ka bërë bujë të madhe.
Sipas të dhënave, ai pas prangosjes së Arben Zogut dhe Dorian Petokut, është konsideruar dhe njohur si “shefi”.





