Hakerat iranianë kanë publikuar sërish të dhëna të marra nga sulmet kibernetike të sistemeve të vendit tonë.

Këtë here faqja “Homeland Justice”  ka publikuar në Telegram një listë ku pretendojnë se janë patentat e qytetarëve shqiptarë.

Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit, emrat, mbiemrat, datëlindjet adresat e qytetarëve, si edhe të dhënat se kur skadojnë patentat.

Sipas Balkanweb, në mesazhin e publikuar në llogarinë e tyre në Telegram, grupi i “Homeland Justice” shkruan:

A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë?

Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?