Një 68-vjeçar në Lushje ka marrë djegie në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se në banesën e shtetasit P.M ka rënë zjarr, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.