Qindra shqiptarë pushtuan rrugët e Londrës me makina luksoze dhe flamuj kuq e zi, për festën e Pavarësisë.

Pamjet e  shpërndara në rrjete sociale tregojnë  Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rover apo Porsche, të mbuluara nga flamujt kuq e zi, të cilat ndalojnë rreth Westminsterit.

Në zona të tjera, makinat kryenin manovra, ndërsa një grup vajzash kërcenin me veshje tradicionale shqiptare.

Fishekzjarre u lëshuan në ajër, ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ata kanë festuar prej orësh, duke sjellë edhe trafik në disa prej rrugëve të Londrës.