Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Adminisatratës Publike të Ministrisë së Brendshme, pas sulmeve kibernetike nga Irani.

Mbi ta rëndon vepra shpërdorim detyre për sulmin kibernetik ndaj AKSHI-t.

Punonjësit Rudina Llagami, Albi Gjeka, Altin Sallaku, Alketa Sulo dhe Igli Lubonja, janë angazhuar pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemin administrata.al.

Në rast se ata do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.