Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të jenë dominuese në vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit në të gjithë territorin Shqiptar.
Parashikohet që herë pas here vranësira të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu pjesërisht në zonën e ulët. Sipas Meteoalb, në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.