Mjeku Tritan Kalo ka hedhur poshtë çdo dyshim se mund të ndryshohet shkaku i vdekjes në skendën mjekësore.
Gjatë konferencës për mediat, mjeku Kalo u shpreh se po krijohet një tumnajë mes besimit të popullit dhe të mjekëve.
“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi, janë zyrat e gjendjes civile që e saktësojnë, mjekët e familjes apo ato rajonalë. Sa i përket te spitalet COVID, ka të përcaktuar mirë ligjërisht arsyet pse një pacient vdes dhe në këto raste nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje as me diagnozën e pranimit, evoluimit, dhe përfundimit. Është krejtësisht e pamundur. Problemi është kush është shkaku parësor dhe dytësor. Tek të prekurit me COVID, me sëmundje të tjera dhe në terren zhvillohen dhe problematike që bëhen nga sëmundje bazë. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës, krijohet një tumnajë mes besimit të popullit dhe të mjekëve”, tha Kalo.





