Një ngjarje e pazakontë e ndodhur ditën e sotme ka patur si kryefjalë një studente e cila tentoi të hynte me thikë në Parlamentin grek.

Sipas informacioneve, studentja 17-vjeçare nga Selaniku, sapo i është afruar kontrollit policor ka tentuar të hedhë thikën 13 cm të gjatë, por pak më pas është arrestuar.

Informacionet bëjnë me dije se tek e mitura u gjetën edhe qeska me kanabis.

Rikujtojmë se një nxënës 14-vjeçar i një shkolle në Argyroupoli kishte tentuar të futet me thikë në Parlament më 8 nëntor, e për pasojë u vu në pranga, shkruan Protothema.