Një apartament është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në katin e shtatë të një pallati pranë ish-fabrikës së bukës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia thotë për “DurrësLajm” se fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar, pasi edhe banesa ka qenë e pabanueshme aktualisht.

Këto janë edhe pamjet e para që “DurrësLajm” sjell nga vendi i ngjarjes.