Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka paralajmëruar këtë të shtunë opozitën e cila ka lajmëruar mbajtjen e protestës më 6 dhjetor, në ditën kur do të zhvillohet dhe samiti i liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, se nuk do të lejojë mbajtjen e saj pranë perimetrit të caktuar të sigurisë.
Protesta është paralajmëruar nga opozita për t’u mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, por policia e ka bërë të qartë që kjo nuk do të lejohet.
“Jemi të përgatitur në cdo rast kur do ndodhë e kundërta”, tha Rrumbullaku.
Deklarata e Muhamet Rrumbullakut:
6 dhjetor është ditë nornmale mësimi e pune pavarësisht kufizimeve në disa akse rrugore për të cilat policia ka marrë masa për devijimin në rrugë alternative.
Policia nuk ka pasur e nuk do ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë por në këtë rast siguria e 32 delegaciondeve shtetërore e liderëve të tyre nga BE dhe BP, dhe të gjithë personaliteteve VIP na imponojnë që të vëmë sigurinë kombëtae mbi dëshirën për të protestuar.
Policia e Shtetit nuk e ndalon protestën e lajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetit të sigurisë se është i pacenueshem e i paaksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit ne samit dhe gazetaret e akredituar.
Kemi bindjen per mirekuptim por jemi të përgatitur në cdo rast kur do ndodhë e kundërta.