Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja mbi karburantet në vend.
Tashmë nafta do të tregohet jo më shumë se 209 lekë/litri, nga 214 lekë/litri që ishte në vendimin e fundit.
Benzina do të shitet me jo më shumë se 187 lekë/litri nga 195 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm, pra do të shitet jo më shumë se 71 lekë/litri.
Vendim i Bordit të Transparencës 03.12.2022
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, -76 nga data 02.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, -35 nga data 02.12..2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111.41 (-1.08 nga data 02.12.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.