Ditën e sotme, Komiteti Olimpik hap projektin kombëtar “Ekipet sportive në shkolla”. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ai e konsideron atë si ngjarjen më të bukur sportive të vitit për të rinjtë e shkollave nga e gjithë Shqipëria. Të rinjtë pritet që të mblidhen ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”.

“Dhe me ngjarjen më të bukur sportive të vitit për të rinjtë e shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilët mblidhen sot në stadiumin “Air Albania”, në aktivitetin e promovues që mbledh 700 skuadra shkollash nga 61 bashki të vendit të mbështetura prej Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama.

Në aktivitetin në fjalë janë përfshirë 10 mijë nxënës.