Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj ka komentuar reagimin e ambasadores Yuri Kim ditën e djeshme për të luftuar korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferaj shkruan se ambasadorja i zbehu entuziazmin qeverisë për largimin e saj, duke i siguruar ata se SHBA do të vijojë angazhimin për çrrënjosjen e korrupsionit në vend.

Tentativave të qeverisë për te kontrolluar zgjedhjen e kreut të SPAK-ut, ambasadorja iu përgjigj duke rikujtuar se Presidenti Biden a ka përcaktuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të Amerikës”– shprehet Xhaferraj.

Postimi i plotë:

Ambasadorja Kim sigurohet te zbehe entuziazmin e qeverise per largimin e saj.

Ndersa qeveria shqiptare nxitoi dy dite me pare me nje akt te paprecedent diplomatik te informonte per fillimin e procedurave per zevendesimin e ambasadores Kim, sot Ambasadorja “I ktheu nderin” duke i siguruar se angazhimi i SHBA-se per crrenjosjen e korrupsionit qe ka mberthyer Shqiperine nuk do te zbehet me largimin e saj.

Tentativave te qeverise per te kontrolluar zgjedhjen e kreut te SPAK-ut, ambasadorja iu pergjigj duke rikujtuar se Presidenti Biden a ka percaktuar luften kunder korrupsionit si interes thelbësor të Amerikes.

Madje, ne qershor 2021, ka nenshkruar nje Urdher Ekzekutiv, i cili ka per qellim te rrise pasojat per kedo qe minon institucionet demokratike dhe destabilizon Ballkanin Perendimor, përfshi Shqiperine.

Ne reagimin e saj ambasadorja Kim theksoi se “I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit”.

Per nga menyra se si funksionon gjeopolitika, frytet e diplomacise shpesh nuk ndihen ne afat-shkurter.

Kjo konfirmon se korrupsioni masiv do te jete murtaja qe do te zeroje ne syte e aleateve cdo “nder” gjeopolitik te bere nga Rama me shpresen se permes tyre do te fshihte bemat e deritanishme.