Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në prezantimin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.
Gjatë fjalës së tim Rama tha se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të situatës në veri të Kosovës.
Kreu i qeverisë edhe një herë tha se Kosova ka mbështetjen e qeverisë dhe Republikës së Shqipërisë.
“Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, situatë në të cilën qeveria e Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë sonë dhe Republikës së Shqipërisë” tha Rama në fjalën e tij.