Altin Basha do të jetë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme lirimin nga detyra të Hervin Çulit dhe zëvendësimin e tij me regjisorin, Altin Basha.

Ndërkohë vendimi pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.

Njoftimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.