Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka dhënë të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi shkarkimin nga Vettingu.

Ajo dërgoi çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut bashkë me kolegë të saj, të cilët kundërshtojnë shkarkimin.

Sevdari u shkarkua në vitin 2019 nga trupa e Vettingut ku ishte pjesë edhe Luan Daci. Ish-prokurorja ka deklaruar më parë se u shkarkua nga një gjyqtar që nuk di të shkruajë dhe me një CV  “ulëritëse”.