Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në të gjithë territorin.
Por mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.