Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Meta e ka cilësuar një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euroatlantik.
Reagimi:
Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Europian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për të ardhmen europiane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!