Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë blu, kryesinë e partisë.

Ai është ndalur te votimi i primareve dhe rezultati i saj, duke thënë se është një proces me një konkurrencë të ndershme.

Berisha e krahasoi PD me një ishull ku drita e votës ndriçon, ndërsa mazhorancën me një shpellë ku ka veç terr.

“I siguroj kandidatët se komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve do të studiojë tërësisht procesin që kaloi me qëllimin e vetëm, përmirësimin e tij të mëtejshëm.

Procesi ka patur në tërësi konkurrencë të ndershme. Me një rast komisioni ndërhyri për të mbajtur qëndrimet e duhura, sepse asgjë nuk mund të cenojë qytetarinë e këtij procesi, standardet me të cilat u zhvillua.

Për kuriozitetin tuaj, në këtë garë ka patur diferenca në vota midis kandidatëve, por ka patur raste të ngushta gjer në një votë.

Në rastin konkret, dua t’ju them se ata kishin të njëjtin qëndrim dhe mendim, që përbën dëshminë e një shkalle përgjegjësie të vërtetë politike, maturiteti dhe civiliteti dhe në tërësi kjo ka qenë fryma me të cilën u mbyll gara.

Në bashkitë që mbetën në balotazh, dhe u bënë.

Në një rast pati ujdi mes kandidatëve të mos bëhet balotazhi dhe kjo në vlerësimin tim nuk cenonte garën, por e bënte plotësisht të besueshme, duke nënkuptuar se ai i dyti e kishte kuptuar se i pari ishte fitues i garës.

Ata që refuzuan për të bërë një ndeshje për spektatoret e quaj mençuri.

Kjo përbën një arritje të madhe për PD dhe vendin. PD ngjason me një ishull ku drita e votës përcakton dhe ndriçon dhe jashtë saj është terri i shpellës me zi se kudo, me në krye Ramën.

Aty nuk votohet, aty rryshfetohet dhe diktojnë banda dhe krimi”, tha Berisha.