L’Amuse Durrës është kthyer në kryefjalën e argëtimit në qytetin bregdetar, por dhe më gjerë. Si një stoli festive e dekoruar për festat e fundvitit, ky restorant hap dyert për të sjellë një mënyrë ndryshe të të festuarit gjatë muajit të magjishëm të dhjetorit.

Dimri i butë i Durrësit sjell një atmosferë festive darkave në këtë ambient, të përshtatur si një arratisje në një kartolinë festive të ndriçuar.

Por pse duhen festuar Krishtlindja dhe Viti i Ri në këtë vend?

Ndryshe nga çdo restorant tjetër në Durrës, L’Amuse sjell pjatat e mishit të përzgjedhura për të bërë diferencën.

Në menu, shumëllojshmëria kalon nëpër shije të ndryshme duke numëruar disa lloje të veçanta mishi të gatuara me shumë përkushtim. Ju sjellim në vëmëndje Wagyu beef, i cili është një zgjedhje që sfidon të zakonshmen.

Në këtë restorant të ri, ku çdo detaj ka një prekje luksoze, tavolinat e drunjta sjellin ngrohtësinë për pjatat e ushqimit të ftohtë të sushit japoneze. Në Shqipëri, gjithashtu dhe në Durrës është krijuar një trend ku të rinjtë po frekuentojnë gjithnjë e më shumë vendet me kuzhinë  japoneze me sushi.

Sushi është kthyer në ushqimin kryesor të vendeve luksoze, ku kërkesa në rritje ka krijuar hapësira të reja posaçërisht për kuzhinën aziatike. Padyshim L’Amuse është i vetmi ne llojin e tij në qytetin bregdetar ku ndërthurja e kuzhinës italiane dhe aziatike, te vendosura ne një ambient luksoz sollën një koncept të ri.

Një alternim midis shijeve më të famshme në botë dhe zgjedhjeve më të veçanta, L’Amuse solli një frymë të re të restoranteve në Durrës, nga shërbimi deri tek ushqimi.

Duke ofruar shërbim delivery për të gjithë ata që duan të porosisin, ju mund të informoheni gjithashtu  nëpërmjet rrjeteve sociale në Facebook dhe Instagram lidhur me ofertat ditore, përmbajtjes së menusë, rezervimit të tavolinave, ku do të merrni përgjigje gjithashtu për secilën nga pyetjet tuaja.

L’Amuse është një hapësirë e konceptuar për të frymëzuar nëpërmjet shijes së veçantë të ushqimit dhe një ambienti të kuruar në detaje.