Kryetari i Partisë Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte takim me fituesit e primareve, kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale të14 majit 2023.

Gjatë fjalës së tij në selinë blu, Berisha përgëzoi fituesit e primareve, ndërsa u shpreh krenar për procesin e primareve, të cilat i konsideroi si një nga arritjet më të mëdha të Partisë Demokratike.

Sakaq nga fjalimi i Berishës nuk munguan as emocionet.

Disa nga kandidatët e pranishëm u prekën nga fjalët e ndjera të  Berishës, i cili i falënderoi për punën e tyre, mes tyre edhe Belin Këlliçi, i cili u përlot teksa kreu i PD-së po mbante fjalim.